Kontrabandë me municion në kufirin Shqipëri-Kosovë

Kronika December 12, 2018 - 10:26
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një person.

I dyshuar ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria në Kosovë rreth 720 copa municion (fishek) të kalibrit 7.62 mm.

Është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.