Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për vjedhje në nëntë raste

Kronika December 12, 2018 - 09:49
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Në Vushtrri dje policia ka arrestuar një person si të dyshuar se ka kryer disa vjedhje.

Është A.H. 33 vjeç që është prangosur nga policia me dyshimin se ka kryer nëntë vjedhje.

“Cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara,  të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në  kohë të  ndryshme  në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit