Kontrabandohen 13 lopë nga Serbia në Kosovë

Kronika December 11, 2018 - 14:02
Lexo Detajet

Në lagjen Bajri në Mitrovicë është kapur një kamion gjatë ditës së djeshme që dyshohet se ka kontrabanduar lopë.

Sipas policisë, patrullat policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me shofer mashkull K/Shqiptar dhe me bashkudhëtar mashkull K/Shqiptar, të cilët në kamion kanë pasur të ngarkuar 13 (trembëdhjetë) gjedhe (lopë) për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë.

Kamioni me gjedhe është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjedhet (lopët) janë sekuestruar.