I ftuari i ardhshëm i Gjykatës Speciale, ish-komandant i UÇK-së

Kronika December 11, 2018 - 13:56
Lexo Detajet

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, për tu intervistuar pranë Zyrës se Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë.

Ai do të paraqitet në Hagë me datë 22, 23 dhe 24 janar, por që ende nuk dihet nëse do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo vetëm si dëshmitar.

Kështu ka thënë për lajmi.net, avokati i tij, Tahir Rrecaj.

“Po, rasti është konfirmuar mbrëmë. Ka qenë i vizituar nga hetuesit e Gjykatës Speciale. Kanë dhënë njoftimin që me datën 22, 23, dhe 24 janar duhet të intervistohet, nuk i kanë sqaruar në çfarë cilësie, dëshmitarë apo i dyshuar. E kam marrë autorizimin që ta mbrojë, ka kërkuar dhe e kam pranuar që ta mbrojë. Do të njoftoj Dhomat e veçanta të Dhomave të Specializuar të Zyrës administrative që jam avokati i tij dhe do të kërkoj sqarime të tjera”, ka thënë Rrecaj.

Kujtojmë se, ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale tashmë ka marrë edhe Rrustem Mustafa, i njohur si komandant “Remi”.