Policia: Fokusi jonë goditjet e profilit të lartë

Kronika December 11, 2018 - 11:41
Lexo Detajet

Në kuadër të javës "Kundër Korrupsionit", Policia e Kosovës ka organizuar konferencë ku ka përmbledhur të dhënat detajuese për këtë fenomen nga janari i këtij viti deri në nëntor.

Derisa, kanë premtuar se fokus do t'i kenë trajtimet e profilit të lartë, raporton Zëri. Info

Drejtori i drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionin, Bashkim Spahiu ka treguar se nga janari i këtij viti janë inicuar 393 raste të korrupsionit, ku janë arrestuar 74 persona.

Në këtë mes nuk janë përjashtuar arrestimet e zyrtarëve shtetëror në ministri përkatëse.

"Janë inicuar 893 raste në raport me këto raste kemi pasur 74 persona të arrestuar. Ka arritur të asgjësoj 7 grupe kriminale. Kisha veçuar rastet ne Ministrinë e Shëndetësisë ku kemi pasur 8 zyrtarë të arrestuar me një dëm mbi vlerën 1 milion euro. Pastaj në Ministrinë e Zhvillimit Rural, kemi arrestuar 3 zyrtarë. Rasti në MI ku hetimet kanë arritur të argumentojnë involvimin në vepra penale të 6 zyrtarëve të kësaj ministrie", ka treguar Spahiu.

Ndërsa në anën tjetër, Riza Shllivova drejtor i departamentit për hetime, ka sqaruar se fokus do ta kenë trajtimin e zyrtarëve të profilit të lartë.

"Korrupsioni si dukuri është mjaft komplekse. Ne përpiqemi të kemi efikasitet në ketë aspekt. Ndikimi i korrupsionit është i gjithanshëm. Policia ka treguar një efikasitet te lartë, mendojmë që rezultatet duhet të jenë më të larta. Kemi trajnuar zyrtarët policor. Fokusi jonë do te jetë në goditjet e profilit të lartë", ka sqaruar Shllivova.

Ky organizim u bë në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit./ZËRI/