Të lënduarit në aksidentin e Podujevës në gjendje të rëndë

Kronika December 10, 2018 - 21:43
Lexo Detajet

Rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Peran të Podujevës.

Për pasojë, dy këmbësor kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dyshohet se tënjëjtit janë burrë e grua. Sipas informacioneve të para të njëjtit janë në rrezik për jetën.

Mjeku kujdestar i Emergjencës ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

“Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata kanë marrë lëndime në gjithëtrupin. Ne po mundohemi të bëjmë çmos, do t’i kryejmë të gjitha intervenimet enevojshme për t’ua stabilizuar gjendjen.”, ka thënë Naser Syla për Indeksonline.