Tahiri për Gjykatën Speciale: Deri tani nuk kam marrë asnjë informacion rreth saj!

Kronika December 10, 2018 - 19:05
Lexo Detajet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur për Gjykatën Speciale, më konkretisht për fillimin e punës së këtij institucioni.

Tahiri ka thënë se si ministër i Drejtësisë nuk është informuar për asgjë.

“Padyshim është një çështje që na preokupon për mënyrën se si është krijuar. Ne duhet t’i përfundojmë ato obgilime edhe pse nuk kemi ndonjë obligim. Nuk jam i informuar si Ministër I Drejtësisë, kan partneër, policinë, prokurorinë, gjyqësorin. Në momentin që do t;iu duhet përkrahja, prokurorët sigurisht që do ta bëjnë. Nuk pres si Ministër ose si person politik të informohem, deri sot s’kam marr asnjë kërkesë për ekstraidmin e askujt,”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Tahiri ka bërë me dije se askush nuk e dinë si do të zhvillohen hetimet,duke theksuar se nuk i dijnë as emrat pasi që është çështje e organit akuzues.

“Ne shpresojmë që kemi një gjyqësor të paanshëm dhe profesional.”, ka theksuar tutje ai gjatë intervistes.

“Ajo çka ka ndodh në Kosovë në themelimin e kësaj gjykate e kam thënë disa herë, ka qenë e padrejtë, dhe shpresojë e njëherë e mirë të ballafaqohemi me këtë proces mos të jetë më barrë për Republikën e Kosovës. Nuk mund të paragjykojmë sepse është e pandershme, do të presim se cka do të ndodh të ardhmen,”, ka vlerësuar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se janë duke u kompletuar edhe në aspektin legjislativ, duke ndërmarrë reformim të thellë për hartimin e politikave të ndryshme në sistemin e drejtësisë

“Ne kemi pas dhe vazhdojmë të kemi gjyqëtar mjat profesionit, dhe trima në këtë rast. Me prokuror kemi qenë mirë, me prokuror nuk kemi qenë mirë. Ka pas keqpërodrime dhe vazhdon të ketë në institucione.”, ka thënë.

Ai ka thënë se pret që viti 2019 të jetë vit tejet efektiv, marrë parasysh që po rriten kapacitetet brenda gjyqësisë.