Komandanti i FSK-së: Në NATO konsensusi është i pamundur

Kronika December 10, 2018 - 17:55
Lexo Detajet

 

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama ka pohuar se ushtria do të bëhet.

Rama në Zona B ka thënë se transformimi i FSK-së është vazhdimësi e një procesi që ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne kemi thënë disa herë dhe është normale që jemi te gëzuar me gjithë këtë proces, me këto ndryshime të ligjeve për FSK-në. Unë kam qenë pjesë e të gjitha tranzicioneve dhe diçka që mund të them është se ne jemi produkt i NATO-s. Në 2009’ën jemi transformuar prej TMK-së në FSK dhe ka qenë në përgjegjësinë e NATO-s. Ne jemi si të them ‘fëmijë të NATO-s’”.

Rama komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, i cili tha se nuk është koha e duhur për transformimin e FSK-së.

“Kemi qenë transparent që nga fillimi dhe do jemi transparent deri në fund. Nëse flasim për NATO-n kemi pasur takime. Fillimisht është diskutuar për kohën kanë thënë se nuk e dimë. Që 20 vjet jemi duke pritur kohën  e duhur dhe sinqerisht kam kërkuar një kohë të caktuar se kur do të ndodhë. S’kemi marre përgjigje”.

“E dyta, çështja e dialogut. Ne kemi thënë se transformimi i FSK-së dhe dialogu me Serbinë janë procese të ndara. Në NATO konsensusi është i pamundur. Nëse flasim për vendet anëtare të NATO-s, p.sh Spanja s’na ka njoh as me FSK-në e s’do na njohë edhe pas transformimit. Unë e kuptoj sekretarin e NATO-s qe do e prezantojë atë që thonë vendet anëtare”

Gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se te gjitha veprimet që lidhen me transformimin e FSK-se janë ndërmarrë në bashkëpunim  me partnerët ndërkombëtar.

“Kemi prezantuar idenë tone dhe planet tona. Kemi ndërtuar një plan afatgjatë në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne kemi filluar bashkërisht me partnerët tanë të punojmë në këtë drejtim”.