Kosova ngec në luftën kundër korrupsionit (VIDEO)

Kronika December 09, 2018 - 22:27
Lexo Detajet

Organizatat e shoqërisë civile që vështrojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, thonë se edhe gjatë vitit 2018 me gjithë përmirësimet në legjislacion, lufta kundër korrupsionit në praktike ka shënuar ngecje.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet në legjislacion, lufta kundër korrupsionit në praktikë ka ngecur.

Ata tërheqin vërejtjen se sfida kryesore mbetet mosndëshkimi i zyrtarëve të profilit të lartë të përfshirë në raste të korrupsionit dhe lidhjet e ndikimet e tyre mbi prokurorët dhe gjyqtarët.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë për “Voa”, se ngecjet shfaqen posaçërisht për rastet e zyrtarëve të profilit të lartë.

Në anën tjetër Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se edhe gjatë këtij viti institucionet e drejtësisë janë bërë pjesë e skandaleve që janë pasqyruar në punën e sistemit në përgjithësi.

Muajin e kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi nëntë projektligje që lidhen reformimin e sistemit të drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

">http://