Vdes një këmbësore e lëndohen dy të tjerë nga një aksident në Mitrovicë

Kronika December 09, 2018 - 15:24
Lexo detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicë ku si pasojë një grua 57 vjeçare ka ndërruar jetë. Ndërkohë lëndime kanë pësuar dy persona të cilët në momentin tragjik kanë qenë kalimtarë rasti.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti. 

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 në rrugën "Selmon Vojvoda" në Mitrovicë ku të përfshira ishin dy vetura  civile, tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga  ta në cilësi të këmbësorëve të cilet janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Zahiti.

Sipas policisë një person është ndaluar rreth këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:00, nga QKUK, është njoftuar se e lënduara, këmbësorja rreth 57 vjeçare ka ndërruar jetë,  trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit shkaktari të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka deklaruar tutje Zahiti.