Vetëm sot Prokuroria e Pejës ngriti 21 aktakuza

Kronika December 07, 2018 - 18:57
Lexo detajet

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë së premte, ka ngritur gjithsej 21 (njëzet e një) aktakuza për vepra të ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Përveç 21 aktakuzave, gjatë ditës së sotme, nga prokurorët e kësaj prokurorie, janë bërë 4 (katër) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.

LEXO EDHE: Ftohet edhe një profil i lartë i UÇK-së për në Hagë

Gjithashtu, gjatë kësaj dite janë nxjerrë 9 (nëntë) aktvendime për fillimin e hetimeve ndaj disa të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, dhe në këtë drejtim, kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë atyre që kanë njohuri për kreysit e veprave penale. /ZËRI