Arrestohen gjashtë persona për përfshirje në mbi 20 vjedhje

Arrestohen gjashtë persona për përfshirje në mbi 20 vjedhje

Kronika dhjetor 07, 2018 - 10:35
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se javën që lamë pas kanë arrestuar gjashtë persona që kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë dhe grabitje me armë. Bëhet fjalë për rreth 20 vjedhje të rënda të kryera në Deçan dhe në rrethinë. 

Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar për këtë rast janë:

* Xh. Th. lindur me 1975 m/k/sh

* A. P. lindur me 1993 m/k/sh

* L. P. lindur me 1988 m/k/sh

* F. O. lindur me 1985 m/k/sh

* B. K. lindur me 1991 m/k/sh

* M. P. lindur me 1979 m/k/sh

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në terren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin, ku me vendim të prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas policisë, janë bastisur disa lokacione, shtëpi dhe objekte përcjellëse që kanë qenë në shfrytëzim nga të dyshuarit në këto raste, ku gjatë kontrollit është arritur të gjenden dhe sekuestrohen:

* tri armë zjarri

* sasi e konsiderueshme e municionit

* sasi e konsiderueshme e stolive të arit,

* sasi të parave të gatshme

* një llap-top dhe një I-Pad

* disa telefona celularë etj

Image