Digjen dy vetura në Veternik

Digjen dy vetura në Veternik

Kronika dhjetor 06, 2018 - 23:26
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 22:00, janë djegur dy vetura në parkingun e një qendre tregtare në Veternik të Prishtinës.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit Jugu si dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

“Veturat e djegura janë njëra e tipit Reno Megano dhe tjetra Golf V. Përveç veturave që janë djegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Hoxha.