E konfirmuar: Rrustem Mustafa dëshmon në Gjykatën Speciale më 14 janar

E konfirmuar: Rrustem Mustafa dëshmon në Gjykatën Speciale më 14 janar

Kronika dhjetor 06, 2018 - 20:21
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Avokati Arianit Koci ka konfirmuar se komandanti Rrustem Mustafa Remi ka pranuar ftesën për të dëshmuar në Gjykatën Speciale me datë 14 janar.

LEXO EDHE: Ky është komandanti i parë i UÇK-së i ftuari nga Gjykata Speciale

Njoftimi i plotë

Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.