Hapet një profil i rrejshëm në 'Facebook' me emër të kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit!

Hapet një profil i rrejshëm në 'Facebook' me emër të kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit!

Kronika dhjetor 06, 2018 - 14:52
Lexo tjera detaje

Është hapur një profil në rrjetin social “Facebook”, në emër të kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, për këtë Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar përmes një njoftimi për media në të cilin thuhet se me rastin po merret Policia e Kosovës, përcjell “Zëri.Info”.

Personi ka hapur profil në emër të kryetarit Ramiz Azizit dhe ka publikuar fotografi të tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan njofton publikun, që një person ka hapur faqe në rrjetin social Facebook me emër të kryetarit të gjykatës dhe ka bërë komente të ndryshme.

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin, që kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, nuk posedon një profil në Facebook dhe profile të hapura me emër dhe foto të tij, nuk janë të vërtetë.

Andaj, në lidhje me këtë është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka iniciuar rast për gjetjen e personit.