Dënohen me burg dhe gjobë pasi tentuan të vidhnin

Kronika December 03, 2018 - 16:32
Lexo Detajet

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. H. dhe M. K. në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 600 euro.

Kjo gjykatë njofton se të pandehurit me datë 11.09.2018, në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, tentojnë të hapin me forcë derën e marketit “Amiri”, mirëpo nuk arrijnë, pasi që hetohen nga fqinji i pronarit të marketit dhe vepra mbetet në tentative, transmeton lajmi.net

Po të njëjtën ditë në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit, me dashje dhe me qëllim që të i sjellin vetes përfitim të kundërligjshëm, me forcë hapin derën e marketit “Buli”, duke vjedhur mall dhe para në vlerë 1200 euro, duke vazhduar më pas edhe tek marketi “Besa”, duke vjedhur shuma të parave dhe të gjësendeve.

Me këto veprime të akuzuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë dhe veprën penale në vazhdim vjedhje e rëndë në bashkëveprim, të sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).