Nga 1 janari Zyra për media në Policën e Kosovës punon 16 orë

Kronika December 03, 2018 - 15:26
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Zyra për media në Policinë e Kosovës pritet të rritë orarin e saj të punës nga 8 në 16 orë, raporton "Zëri.info".

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj  të hënën gjatë një konference për media.

“Nga 1 janari sektori i mediave në Policinë së Kosovës  do të punoj nga ora 8:00 deri në ora 24:00. Gjithë  kjo me qëllim që  ju mediat të jeni në gjendje ti merrni informatat me kohë dhe saktë nga zyra e mediave nga ora 8:00 deri në 24:00.  Kjo do të jetë mënyra më e mirë që opinioni vendor dhe ndërkombëtar të merr informata të sakta dhe po ashtu ju si një fuqi mediave që jeni, ti keni informatat me kohë dhe ti plasoni”, u shpreh Qalaj.

Sipas tij, krejt kjo po bëhet me qëllim të informimit të saktë të publikut dhe  dërgimin e informatës më shpejt tek mediat.

Qalaj po ashtu bëri të ditur se tash e tutje do të bëhet praktikë që në çdo fillim muaj të mbahet nga një konferencë për shtyp ku do të njoftohen për të gjitha aktivitet që janë bërë gjatë atij muaji në Policinë e Kosovës.

E gjithë kjo sipas tij ka për qëllim rritjen e transparencës së policisë me publikun dhe mediat / Zëri