Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë dhe konfiskimin e 113 kg marihuanë

Kronika December 03, 2018 - 14:51
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës ka informuar që të gjithë të arrestuarit e përfshirë në rastin me konfiskimin 113 kg narkotik në Prishtinë  janë nga Shqipëria. Në banesën ku ishte kryer konfiskimi sipas tij është gjetur edhe një person i vdekur, mirëpo Shillova pohon se ende nuk dihen motivet e vdekjes, raporton “zëri.info”.

“Rasti i mbrëmshëm ka të bëj më katër persona dhe janë konfiskuar 113 kg të llojit heroinë.  Operacionet janë kryer në Prishtinë dhe Pejë dhe Fushë Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për të arriturat e policisë nga janari deri në nëntor.

“Këtë vit kemi shumë më shumë të arritura. Plani operativ “Stop drogës nëpër shkolla” ka pasur një progres. Vetëm gjatë kësaj periudhe kemi hetuar 54 për qind vepra penale. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur vetëm një rast të kultivimit me narkotik ndryshe nga viti i kaluar që kemi pasur tri raste, katër raste të fajdeve vetëm gjatë nëntorit”, ka thënë ai.

Sipas tij 13 persona janë arrestuar për fajde.  Numri i personave me kallëzime penale është 314. Në konfiskime të narkotikëve sipas tij ka ngritje.

“Ngritje të konfiskimit të heroinës dhe kokainës. Kemi rritje të konfiskimit të këtyre lloj narkotikëve, ndërsa kemi zbritje të konfiskimit me marihuanë”, tha Shillova.

Po ashtu sipas Shillovës gjatë këtij viti janë bërë mbi 3000 patrullime rreth shkollave dhe mbi 1000 ligjërata që janë mbajtur në shkolla për lëndët narkotike.

Prezenca e drogave të forta ka një trend të rritjes jo vetëm në vendet e rajonit por edhe në Kosovë. /ZËRI