Publikohet fotografia e shqiptarit të vrarë para shtëpisë në Berlin (FOTO)

Kronika December 02, 2018 - 23:27
Lexo Detajet

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin, ku një shtetas me origjinë shqiptarë është ekzekutuar në pragun e shtëpisë së tij.

“Bild” shkruan se shqiptari është identifikuar si 47 vjeçari Blendi G. po kthehej nga puna e tij si roje sigurie dhe teksa po i afrohej derës së shtëpisë është përballur me tre persona.

Njëri prej tyre e ka qëlluar disa herë në trup me armë duke e lënë të vdekur. Blendi G mbeti i vdekur në trotuar ndërsa sipas raportimeve të Bild, personi që e ka qëlluar, një 60 vjeçar, më tutje armë e ka drejtuar ndaj vetes dhe ka shtirë.

Me ardhjen e policisë dhe ambulancës për 47 vjeçarin, baba i një familje shqiptare, nuk mund të bëhej më asgjë. 60 vjeçari që e ka qëlluar atë dhe më pas veten ndodhej në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet në pistën e hakmarrjes. Nga ana tjetër ka nisur një kërkim për dy personat e tjerë të përfshirë në krim. Sipas raportimit të Bild, personat ishin të veshur me të bardha.

Më poshtë foto e publikuar nga media gjermane për shqiptarin Blendi G.

Image