Zhduket një grua në Ferizaj

Kronika December 02, 2018 - 09:31
Lexo detajet

Një grua nga Ferizaj është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më, njofton policia e Kosovës, transmeton “zëri.info”.

Policia ka njoftuar që rasti në polici është paraqitur nga bashkëshorti i saj.

“Ferizaj, 29.11.2019-18:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, njofton PK. /ZËRI