Rrihen familjarët mes vete

Kronika December 02, 2018 - 08:53
Lexo detajet

Pesë familjarë gjatë ditës së djeshme janë përfshirë në një rrahje mes vete me c`rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë një femër dhe katër meshkuj.

“Pas një mosmarrëveshje familjare,  janë përfshirë në rrahje katër meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e.  Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /ZËRI