Hedh sprej në klasë, policia e arreston nxënësin në Ferizaj

Kronika December 01, 2018 - 15:19
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur për shkak të përdorimit të mjetit të rrezikshëm dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas policisë, i njëjti gjatë pushimit në një klasë të shkollës ka hedhur sprej OC. Si pasojë e këtij veprimi të tij, te nxënësit tjerë është shkaktuar djegie e syve dhe kollitje.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 9:00 në rrugën Gjon Serreqi në Ferizaj.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.