Incident i armatosur mes dy grupeve në Tetovë

Kronika November 30, 2018 - 22:40
Lexo detajet

Para pak çastesh në qendër të Tetovës ka ndodhur një aksident i armatosur me ç’ratsë dy grupe janë përleshur me njëra tjetrën. Raportohet për të shtëna me armë zjarri. Tani për tani nuk ka informata për viktima apo të plagosur, por se forca të mëdha policore kanë bllokuar qendrën e Tetovës.

Zënka mes dy grupeve ka filluar brenda një kazinoje që gjendet në qendër të Tetovës dhe ka qenë verbale, për të kaluar më pas në zënkë fizike.

Dy vetura ende të pa identifikuara para pak çastesh kanë gjuajtur mes vete në qendër të Tetovës ku disa plumba kanë përfunduar në lokale. Deri më tani fatmirësisht nuk ka të lënduar, policia gjendet në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi tha se ka pasur krisma në qendër të Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.