Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit i cili kreu sulm ndaj personit zyrtar

Kronika November 29, 2018 - 09:43
Lexo Detajet

Gjykata Themelore e Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditëve të pandehurit N. H, me akuzën për sulm ndaj personit zyrtar

I pandehuri dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e A. D., duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri sulmon me grushte të dëmtuarin A. D., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor.

I dëmtuari është Inspektori i Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive Tjera në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.