Aksident në Malishevë (FOTO)

Kronika November 29, 2018 - 09:33
Lexo Detajet

Një aksident komunikacioni ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Llozicë të Malishevës.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit, ku shihen kombibusë dhe vetura.

Në aksidentin që ka ndodhur në vendin e ashtuquajtur ‘Ura e Rusëve’, nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet mjekësore dhe ato policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Image