Ky është personi që vrau mbrëmë hajnin në Prishtinë (FOTO)

Kronika November 28, 2018 - 16:30
Detajet

Ridvan Beqiri nga Ferizaj, është personi i cili mbrëmë rreth orës 21:00 la të vdekur Kujtim Krasniqin, i cili kishte hyrë në pronën e tij për të kryer vjedhje bashkë me disa persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, ku Indeksonline raportoi ekskluzivisht mbi ngjarjen.

Policia e Kosovës menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte marr provat.

Mësohet se tre hajna të tjerë ndodhen ende në arrati dhe se policia po bënë përpjekje për identifikimin e tyre sa më shpejtë, transmeton Indeksonline.

Policia kishte marr Ridvanin në pyetje në lidhje me ngjarjen, por i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar menjëherë dhe se nuk do të ngarkohet me ndonjë akuzë të veprës penale, pasi që edhe armen e kishte me leje.

Image