Milan Radojçiq merret në pyetje nga policia serbe

Kronika November 26, 2018 - 17:24
Lexo Detajet

Milan Radojçiq po merret në pyetje në një hetim të policisë serbe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, konfirmon portali serb “Blic” nga një burim i afërt me gjyqësorin serb, transmeton zeri.info.

Nënkryetari i Listës serbe Milan Radojçiq tani po merret në pyetje nga policia serbe në lidhje me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Prokuroria serbe urdhëroi marrjen në pyetje të tij pas deklaratës së Prokurorisë në Prishtinë për përfshirjen e tij të dyshuar në këtë krim.

Sipas informatave jozyrtare, Radojçiq kategorikisht mohon çdo lidhje me vrasjen e Ivanoviqit. Ai dje për herë të parë u shpreh publikisht me anë të një deklarate të shpërndarë nga agjensia serbe Tanjug, së bashku me një video që tregon përpjekjen e arrestimit të tij në Mitrovicën Veriore nga pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës.

Radojçiq i parashtroi pyetje vetvetes: “Ku jam unë?”, Përgjigjet: “Afër, po pres dhe jam duke shikuar”. Ai deklaroi se “nuk ishte mik i Oliver Ivanoviqit, por as nuk e vrau”./Zeri