Rritje enorme e aksidenteve me lëndime të lehta

Rritje enorme e aksidenteve me lëndime të lehta

Kronika nëntor 20, 2018 - 15:14
Lexo Detajet

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (SHSK), Sami Mazreku, tha se në Kosovë ka rritje enorme e aksidenteve me lëndime të lehta.

“Çdo kompani e sigurimeve apo shoqatë, ka një përfaqësues në komisionin e dëmeve. Ka qenë një kërkesë ku ka rritje të madhe të kërkesës për kompensim dh ky fenomen për neve është shqetësues. Ka raste kur në një veturë ka më shumë njerëz. Ne kemi kërkuar të respektohet rregullorja e BQK-së, për vlerësim të saktë. Ne kemi kërkuar që asnjë dokument mjekësor të mos vlejë 24 orë pas aksidenteve. Ka raste kur një person ka shkuar në QKUK për kontroll dhe ka thënë se kam pas aksident para një jave. Është me rregullore të BQK-së”, tha Mazreku sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se është tendencë në rritje që të ketë shtim të dokumentacioneve për kompensim të dëmeve. “Ne kemi kërkuar që të mos ketë rritje, ne i kemi dërguar shkresë zyrtare në QKUK dhe menjëherë shkresa u është dërguar tek stafi që vlerësimet mjekësore të jenë në bazë të rregullores”, pohoi ai.

Mazreku tha se fusha e sigurimeve në Kosovë është e rregulluar në bazë të ligjit. “Çdo shitje dhe dëm është i monitoruar nga institucionet gjegjëse”, tha ai.

Sipas tij në rast të dëmeve të automjeteve, klientët mund të bëjnë zgjidhje për të riparuar, qoftë në kompanitë që kanë kontrata kompanitë e sigurimeve, por edhe në mënyrë individuale.