Reagon familja e të vdekurve në aksidentin e Mramorit

Reagon familja e të vdekurve në aksidentin e Mramorit

Kronika nëntor 19, 2018 - 13:59
Lexo detajet!

Familjarët e 4 personave të vdekur në aksidentin që ndodhi në Mramor në një reagim që u kanë dërguar medieve, kërkojnë nga organet e shtetit që të zbardhin këtë rast, duke thënë se kanë informacione se Policia e Kosovës nuk ka reaguar me kohë.

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së premtes ka ngritur dyshime te anëtarët e familjes Shala që për këtë rast i lënë fajin Policisë së Kosovës që sipas informacioneve që ata kanë nuk kanë reaguar me kohë duke u fokusuar te ambasadorja turke.

“Unë nuk humba vetëm një anëtar të familjes, unë humba tre, pothuajse gjysmën e familjes. Dhembja neve do të na shoqërojë tërë jetën, asnjëherë nuk do gjejmë qetësi, uroj që të mos i ndodhë askujt kjo që na ka ndodhë neve”, thuhet në reagim.

Të dashur miqë, shokë e dashamirë, insitucione të Kosovës, ju media Në emrin tim e të familjes, ju falenderoj për pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të më të dashurëve tanë! Unë sot mbeta pa vëllain e vogël, pa babain dhe pa gjyshen, shkaku i shpejtësisë dhe pakujdesisë në komunikacion. U bëj apel presidentit, kryeminstrit, policisë së Kosoves, ekspertëve të komunikacionit që të dimë kush është fajtori i kësaj vdekjeje të katërfishtë. Jo të mbulohet e vërteta për arsye se në këtë aksident u përfshi edhe ambasadorja turke…jeta për të gjithë është e çmueshme njësoj. Kam informata nga kalimtarët e rastit se në momentet kritike, policia e Kosoves nuk ka reaguar me ofrimin e ndihmës menjëherë për familjarët e mij, të cilët kanë qenë me lëndime të rënda vdekjeprurëse,por janë orientuar te ambasadorja turke. Unë nuk humba vetëm një anëtar të familjes, unë humba tre, pothuajse gjysmën e familjes. Dhembja neve do të na shoqërojë tërë jetën, asnjëherë nuk do gjejmë qetësi, uroj që të mos i ndodhë askujt kjo që na ka ndodhë neve… U bëj apel të gjithëve që të ngadalësojnë shpejtësinë në komunikacion e mos të humbin jetët e të dashurëve të tyre. Do t’ju kujtojmë me mall e me lotë në sy më të dashurit e tanë,vëllai im, që shkove në kohen më të mirë, baba dhe gjyshe! U prehshi në paqe në parajsë të dashurit e tanë!