Dënohet me 16 vjet burgim i dyshuari për vrasjen e të miturit Shkëlqim Pllana

Kronika October 12, 2018 - 16:50
DETAJET

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor L.P. për vrasjen e 17 vjeçarit Shkelqim Pllana në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë.

Gjykata e dënoi  atë me 16 vjet e gjashtë muaj burgim.

Shkëlqim Pllana, ishte therë më thikë nga 18 vjeëari, L.P në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

“I akuzuari L.P me dt. 09.12.2017, rreth orës 19.00, në Prishtinë me dashje kishte privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin SH.P në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri tjetrin, ndërsa më vonë i akuzuari L.P e thërret përsëri tani të ndjerin SH.P që të takohen dhe në atë moment e kishte goditur katër herë me thikë, ku më pas i ndjeri pas plagëve që kishte marr nuk arrin të mbijetojë dhe ndërron jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Gjyaktës.

Shkëlqim Pllana ishte futbollist që mbronte ngjyrat e KEK-ut, kurse më parë kishte luajtur edhe për 2 Korrikun e Prishtinës