Aktakuzë për shkaktim të rrezikut dhe punime të kundërligjshme

Kronika October 12, 2018 - 11:32
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.LL. dhe M.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit shtator 2018, në një shkollë fillore në komunën e Gjilanit, të pandehurit nga pakujdesia dhe si pasojë e mos kryerjes së punëve, duke mos i vendosur në kuadër të standarteve pllakat e stiropolit, të njëjtat janë zvarrë nga pllaka e plafonit të klasës, me ç’rast kanë rrezikuar jetën e nxënësve, të cilët sapo e kanë vërejtur rrezikun kanë dalë nga klasa.

“Në këtë mënyrë, të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, nga neni 365 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim

“Gjithashtu, të pandehurit si persona përgjegjës me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndërtimit të punëve ndërtimore, nga pakujdesia kanë vepruar në kundërshtim me standartet profesionale përgjithësisht të pranuara, duke vendosur pllakat e stiropolit në shkollë, të cilat janë zvarrë pas kryerjes së punëve dhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve.”

“Në këtë mënyrë, të pandehurit kanë kryer edhe veprën penale ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’, nga neni 368 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.”

Në fund, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurit t’i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t’iu shqiptoj sanksion penal, i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprave penale.