Brenda një viti vdesin 80 persona nga droga në Kosovë

Brenda një viti vdesin 80 persona nga droga në Kosovë

Kronika tetor 11, 2018 - 22:36
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Në vitin 2017 në Kosovë kanë vdekur 80 persona. Kërkohet seancë e jashtëzakonshme. Substancat narkotike, nuk janë diçka e panjohur për qytetaret Kosovës.

Madje droga është duke gjetur përdorim goxha të madh, sidomos nga rinia.

E kjo ka tërhequr vëmendjen e Avokatit të Popullit, që është duke bërë një hetim në lidhje me pasojat që po shkakton droga tek qytetarët e Kosovës.

Rezultat nuk janë aspak të mira.

Mbi bazën e të dhënave, që janë të verifikueshme vitin e kaluar kemi pas mbi 80 raste të vdekjeve nga mbi doza.

Për vitin 2018 ende nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat.

Por, një statistikë për rajonin e Gjilanit për tre mujorin e parë duket shumë shqetësuese.

Në regjionin e Gjilanit në tremujorin e parë ka pas 5 rastet vdekjes prej ovedrozës, është zonë e kufirit.. ekzistojnë dyshime se importohet një drogë sintetike prej Serbisë.

 

Jashari tregon edhe një fakt tepër shqetësues në lidhje me përdorimin e drogave.

Ka qenë edhe fakti i rënies  rapide të moshës së përdoruesve, sipas  disa burimeve mosha mesatare në 2016 ka qenë 22 vjeç brenda një viti ka rënë në 16 vjeç, ndërsa rasti ma ekstrem ka qenë në moshën 10 vjeçare.

Televizioni 7, ka kërkuar të dhëna edhe nga Policia e Kosovës, për këtë çështje.

Nga Zyra për Informim,  kanë dhënë një përgjigje edhe sa i përket grup moshave, që më së shumti përdorin drogën.

Sipas rasteve të regjistruara në polici, mosha te të cilat më së shumti frekuenton droga është 21 deri në 35 vjet.

Ndërkohë organet e sigurisë thonë se ka rënë edhe numri i përdoruesve të heroinës, që konsiderohet ndër drogat me të forta.

Numri i konsumuesve të heroinës ka rënë dukshëm e po ashtu edhe numri i rasteve të heroinës dhe qarkullimi i heroinës nëpër Kosovë ne përgjithësi, ndërsa numri i konsumuesve të mariuhanës është në rritje.

Ndërkohë për problemin e përdorimit të narkotikëve, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se do të iniciojë thirrjen e një seance në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, ligjvënësit duhet të trajtojnë këtë problem.

Jashari, shtoi se për këtë çështje ka gjetur përkrahje edhe te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërkohë seanca do të thirret, pas përfundimit të hetimit të Institucionit të Avokatit të Popullit.