Momenti kur zyrtari i komunës së Gjilanit pranon ryshfet /VIDEO

Momenti kur zyrtari i komunës së Gjilanit pranon ryshfet /VIDEO

Kronika shtator 21, 2018 - 22:27
Lexo tjera detaje


Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte shfaqi pamje ekskluzive nga prangosja e një zyrtari të Komunës së Gjilanit, i cili po kërkonte dy mijë euro mito.

Emisioni ka siguruar filmime ekskluzive nga momentet kur zyrtari komunal i kishte kërkuar një biznesmeni dy mijë euro për t’i përshpejtuar procedurën e pagesës për një kompensim të një shpronësimi.

Negociatat dhe momentet e transaksioneve të parave janë filmuar nga kamerat e autorizuara nga Prokuroria e Gjilanit. Në filmimet që shfaqen për herë të parë zyrtari komunal shihet duke marrë 2 mijë euro e po ashtu momenti kur Policia ndërhyn dhe arreston të dyshuarin:

Qytetari: Ec bre burrë se maruam!

Zyrtari Komunal: A nuk po vjen me pi kafe a?

Qytetari: Gjyshin e kam smutë, ishalla e çelë sabahu.

Zyrtari Komunal: Me kend je vetëm a? Sa i ki qaty krejt? Ka 50 i ki a? Ami t’i njehi!

Qytetari : Qe t’i njehi unë masnej i njeh ti.

Qytetari: Veç për pjesën e parë a? Për të dytën çka po bohet?

Zyrtari Komunal: Për te dytën jemi ne rrjedha. Çka të thonë ata të tregoj vllau jem.

Qytetari: S’ka qysh um ke thanë ti ai … veç 35 tjerat tha brenda muajit me t’i dhanë.

Zyrtari komunal: U kry, kysmet se nuk e kam ne dorë unë o vllau jem pasha Zotin.

Qytetari: 100, 200, 300, 400, 500, 600, 700, 800, 900, 1000,… 100, 200, 300, 400, 500, 600, 700, 800, 900, 1000, njehi edhe një herë.

Zyrtari komunal: O zotni se kom njetë se duhet me jav çu sot me javë. robt 1,2 3,… 11, 12, 17, 18, 19, 20,  nuk të them kurgjo, ju thëm atyre prapë gjithcka çka të jetë.

Unë a e din çka kam këtu, nja 70 euro harxhime tu nga frajeri me kerre. Në Allah po të bëj be, mos paq punë me ujq. Bona hallall e shihemi vlla.

Zyrtari Komunal: Kend e pate smutë?

Qytetari: Gjyshin

Zyrtari Komunal: Në dorën e Zotit ishalla!

Në qershor të këtij viti Prokuroria e Gjilanit kishte nisur një hetim për dyshimet për korrupsion nga zyrtarë të kësaj komune. Një qytetar ishte ankuar se një zyrtar i komunës i kishte kërkuar 2 mijë euro mito për t`i lejuar ndarjen e parave që atij i vinin nga shpronësimi i një toke.

Reportazhi i DNK-së sjell dëshmi se si Prokuroria e Shtetit arrin të trajtojë me kohë dhe në mënyrën e duhur një informacion për një rast serioz korrupsioni.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë, deklaratat e prokurorit Arben Kadriu dhe intervistat me zyrtarët e policisë së krimeve ekonomike, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.