Arrestohen shtatë persona në Ferizaj, janë zënë duke vjedhur!

Arrestohen shtatë persona në Ferizaj, janë zënë duke vjedhur!

Kronika shtator 19, 2018 - 10:24
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme pas një kontrolle të kryer në shtëpi dhe lokale në Ferizaj ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se kanë kryer vjedhje të derivateve dhe materialeve tjera në një kompani, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas policisë shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës- Ferizaj, Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj ka kryer kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ku janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit në mënyrë të organizuar në vazhdimësi kanë kryer vjedhjen e derivateve dhe materialeve tjera nga nje kompani. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./ZËRI