Katër punëtor të ndërtimtarisë bien nga një objekt në Ferizaj

Kronika September 16, 2018 - 14:35
Lexo detajet

Dje në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj katër punëtor të ndërtimtarisë kanë rënë nga një objekt. Mësohet se lëndime trupore kanë marrë të katërtit ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. 

“Janë ra punëtorët në Ferizaj prej lartësisë 7-8 metra. Dy janë ndalur për mjekim në Ferizaj, dy tjerët janë dërguar në QKU”, tha Gashi, transmeton Gazeta Express.

Policia po heton rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektorati i punës. tha Gashi.