Gjendet një mjet i dyshimtë në Prishtinë

Kronika September 16, 2018 - 11:11
Lexo detajet

Është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, konkretisht në rrugën e “Vushtrrisë”, të njohur ndryshe edhe si  lagjja “Tophane”.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfimuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se ekipet e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt në rrugën e Vushtrrisë në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se nga prokurori kompetent rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjitshshëm.