Arrestohen dy oficerë për ikjen e dy të burgosurve nga Dubrava

Kronika September 16, 2018 - 10:45
Lexo detajet

Janë arrestuar dy oficerë në Burgun e Dubravës pas arratisjes së dy të burgosurve. Burime të Gazetës Express brenda policisë tregojnë se zyrtarët e burgut nuk e kanë bërë përcjelljen e të arratisurve.

Gjatë ditës së djeshme drejtori i burgut, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se nga Shërbimi Korrektues në Dubravë, kanë ikur dy të burgosur. Në Policinë e Kosovës thonë se janë arrestuar dy oficerë për mospërcjelljen e të arratisurve. 

“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shqiptar shtetas i Maqedonisë, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë thënë për Gazetën Express  burime nga Policia.