Bllokohet sërish magjistralja Ferizaj- Prishtinë, Haradinaj bën thirrje të ndalen protestat (Foto)

Kronika September 03, 2018 - 12:33
Lexo tjera detaje

Para pak minutash është bllokuar në tërësi magjistralja Ferizaj- Prishtinë, me ç’rast është pamundësuar lëvizja e automjeteve që po vijnë nga Prishtina në Ferizaj dhe anasjelltas, raporton zëri.info.

Kjo pasi banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Lubovc e Koshare (të komunës se Ferizajt) janë duke protestuar në këtë magjistrale  pasi po kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh këto fshatra.

Me këtë rast, i pranishëm në këtë protestë paqësore është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj iu premtoi banorëve të këtyre fshatrave se shumë shpejt do të nisë asfaltimi i këtij aksi rrugor, ndonëse nuk saktësoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Por, ai nuk la pa iu bërë thirrje banorëve që t’i ndërpresin protestat e tilla.

“S’kemi nevojë të dalim në protestë më”, theksoi ai, duke thënë se protestat megjithatë janë legjitime.

Kryeministri tutje tha se qeveria aktualisht është duke i kryer punët e shtëpisë, ndërkohë që edhe asfaltimin e rrugës që lidh këto fshatra të Ferizajit, do ta ketë primare.

Ndërkohë, banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Lubovc dhe Koshare kanë protestuar edhe gjatë javës së shkuar për këtë arsye.

Ndërkohë, banorët e kësaj pjese të Ferizajt tash e sa vite po marrin premtime nga udhëheqësit për asfaltimin e rrugës në fjalë./Zeri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Image