Sot dita e parë e shkollës, por fotoja e këtij djaloshi do t’ua këpusë zemrën

Kronika September 03, 2018 - 09:24

Fillimit të shtatori iu gëzohen më së shumti fëmijët. Ata me padurim e presin 1 shtatorin për ta filluar vitin e ri shkollorë. Por fatkeqësisht ka edhe fëmijë të cilët nuk mund ta shijojnë ndjenjën e të ulurit në bankat shkollore. Ata në moshë të re detyrohen që të kërkojnë lëmoshë apo edhe të shesin rrugëve për të siguruar mbijetesën, shkruan Gazeta Express.

Lexues të Gazetës Express, në adresë të Gazetës kanë dërguar foto të një fëmije i cili sipas tyre  gjithë natën e kalon në rrugë duke shitur çokolata dhe kikirikë për t’ia siguruar jetën familjes.

Fotoja është bërë në rajonin e Ferizajt.

E dhimbshme, ky shtator  i gjeti ndryshe këta fëmijë.

Image