Nis protesta në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i komandantit të Policisë

Kronika August 11, 2018 - 12:53
Lexo detajet

Ka filluar para pak minutash në sheshin e Prishtinës protesta “Boll Ma”, në kundërshtim të dhunës dhe vrasjes së grave në Kosovë.

Protesta është e dyta, e nisur pas vrasjes së Valbona Markut dhe vajzës së saj 9 vjeqare nga ish bashkëshorti i saj, para 4 netësh në Brekoc të Gjakovës.

Organizatorët e protesëtës po kërkojnë mbrojtje nga shteti për gratë, dhe marrjen e masave ndaj atyre që lejuan që kjo vrasje të ndodhë shkruan GazetaBlic

“Ne kërkojmë shkarkimin e komandantit të Policisë në Gjakovë, dhe marrjen e masavë ndaj gjith atyre që u përfashinë në këtë rast dhe nuk bënë asgjë” ka thënë njëra prej organizatorëve të protestës.