Policia për incidentin e sotëm në Obiliq: Zjarri u lokalizua nuk ka persona të lënduar

Kronika August 11, 2018 - 09:17

Një zjarr i madh që përfshiu një supermarket në fshatin Plemetin të Obiliqit ka kaluar pa pasoja në njerëz, ka konfirmuar policia për Gazetën Express. Zjarri i madh është lokalizuar nga zjarrëfikësit dhe policia, ende nuk dihen rrethanat që e shkaktuan këtë incident.

Hetuseit policorë po merren me rastin, tha policia për Express.

“Reth ores 05:00 e kemi pranuar informaten per nje incident zjarri ne Plemetin te Obiliqit, saktesisht ne nje dyqan. menjeher ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e policise dhe zjarrefikesit. Zjarri eshte lokalizuar nuk ka persona te lenduar. Hetuesit policor jane duke punuar per te sqaruar rrethanat se si ka ardhe deri te ky incident”, tha Flora Ahmeti nga zyra për informim e Policisë.