Policia ndez 'alarmin', rritet numri i tiketave të shqiptuara në trafik!

Kronika August 02, 2018 - 10:38
Lexo detajet

Policia e Kosovës (PK) në 24-orëshin e fundit ka raportuar për një numër të madh të aksidenteve të shkaktuara e po ashtu edhe tiketave të shqiptuara në trafik.

Sipas njoftimit të PK-së, në vetëm 24-orët e fundit në gjithë Kosovën kanë ndodhur 82 aksidente prej tyre një me fatalitet ndërsa të tjerat me dëme materiale e disa të lënduar, përcjell "Zëri.Info".

Numri më i madh ishte i gjobave që PK-ja ka shqiptuar në trafik, dhe për dallim nga ditët tjera në këtë 24-orësh numri i tiketave të shqiptuara ka shkuar në 1855./ZËRI

Image