PDK, AAK, Nisma dhe VV kallëzim penal ndaj këtij kryetarit të komunës së Lipjanit

Kronika July 13, 2018 - 09:18
Lexo detajet

Partitë opozitare në komunën e Lipjanit, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën si dhe lëvizja Vetëvendosje, përmes avokatit Alban Arifi kanë ngritur sot kallëzim penal ndaj kryetarit aktual të komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit, raporton ‘Zëri.info’.

Po ashtu kallëzim penal është ngritur edhe ndaj drejtorit të Arsimit të komunë së Lipjanit, Rasim Hasanit, ndaj Ilir Tashollit ish-drejtor për Planifikim dhe Urbanizëm, ndaj Adem Duriqit, drejtori i Prokurorimit, Fauz Xhemaili ish-drejtor i Administratës si dhe Feti Krasniqit ish-drejto për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Arsyeja e kësaj ngritje të kallëzimit penal është se sipas këtij grupi kryetari i komunës së Lipjanit së bashku me drejtorët e kësaj komune kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje sepse me dashje e direkt e me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë kanë ndikuar në konkursin për mësimdhënës.

“Zëri.info”, ka siguruar dokumentet e këtij kallëzimi penal. /Zëri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image

Avokati, Alban Arifi