Gjendet i gjallë gazetari serb që u zhduk para dy ditëve

Kronika June 15, 2018 - 16:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviq është gjetur i gjallë.

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviq është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje.

Zhdukja e Cvetkoviqit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij është gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviq është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa më 2008 ai është rrahur nga sulmues të panjohur.

Në periudhën e fundit ai ka përcjellur hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Në mars 2017, ai u dënua me dy vjet e tre muaj burgim, pasi disa zyrtarë të Partisë Progresiste në pushtet e  paditën për shpifje.

Gjykata e Lartë në qytetin serb të Pancevës anuloi vendimet në prill të këtij viti.

Ndryshe, Policia serbe po heton zhdukjen e raportuar të një gazetari që pretendonte se kishte zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq.

Policia serbe të enjten tha se ata kishin nisur një kërkim për Stefan Cvetkoviç, një gazetar që mbulonte vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, pasi makina e tij e braktisur u gjet në qytetin e tij të lindjes të Bela Crkva në Serbinë veriore.

Policia tha se ata gjetën makinën që Cvetkoviç po e përdorte, të parkuar me dyert e hapura dhe dritat ishin ende të ndezura./Lajmi.net