Fillon të punoj në arë, ja çfarë gjenë një person në Podujevë!

Fillon të punoj në arë, ja çfarë gjenë një person në Podujevë!

Kronika qershor 12, 2018 - 13:20
Detajet

Një person në fshatin Merdre të Podujevës pasi ka filluar punën në arën e tij ka vërejtur se gjendet një mjet për të cilin dyshoi së është I pashpërthyer, njofton “Zëri.Info”.

Personi në fjalë ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët edhe e siguruan vendin e ngjarjes ndërsa deminimin e kanë kryer Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-i.

“Gjersa ankuesi mashkull K/Shqiptar ishte duke punuar në arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes gjersa njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./ZËRI