Aksidentohet me motoçikletë, vdes 17-vjeçari në Drenas

Kronika June 03, 2018 - 15:56

Një i ri ka humbur jetën para rreth një orë në një aksident me motoçikletë në Sankoc të Drenasit.

Policia po dyshon se bëhet fjalë për një vetaksident.

Sipas komandantit të Trafikut Rajonal të Prishtinës, majorit Milaim Fejzullahu, rasti ka ndodhur rreth orës 14 :00 në fshatin Sankoc të Drenasit.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Sankoc të Drenasit. Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.

Fejzullahu tha se dyshohet që viktima ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është ndeshur në një mur.

Policia dhe ekipet e tjera janë në vendin e ngjarjes.