Imami Enes Goga: Drejtësia e dëshmojë pafajësinë tonë

Kronika May 18, 2018 - 15:56
Lexo detajet

Pas lirimit nga aktakuza të klientit të tij, mbrojtësi i Mazllam Mazllamit, avokati Bajram Tmava tha se e ka ditur që ky gjykim nuk do të merrte tjetër epilog përveç se lirues, raporton “Zëri.info”.

“Edhe një herë u vërtetua se kemi gjyq dhe ka drejtësi në Kosovë. Ka qenë një trup i mrekullueshëm dhe që në fillim kemi qenë të bindir se ky gjykim do të ketë epilog lirues”’ u shpreh Tmava.

LEXO EDHE: Lirohen nga aktakuzat katër imamët dhe Fuad Ramiqi

Pas lirimit të tij nga aktakuza foli edhe imami i Pejës, Enes Goga.

“Ne jemi të lumtur me faktin se drejtësia e dëshmojë pafajësinë tonë. Edhe në vitin 2014 kur jam arrestuar kam deklaruar se ky arrestim s’ka qen i këndshëm për mua dhe familjen. Pas krejt këtyre hetimeve po vërtetohet se ne kemi qenë të pafajshëm.  Unë për asnjë moment nuk e ndërroj mendjen dhe deri në atomin e fundit do të jem me shtetin tim, popullin tim dhe fenë time”, tha Goga.

Image