Sot i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit Kujtim Paçaku

Kronika May 18, 2018 - 08:57
Lexo detajet

Dje pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Kujtim Paçaku, artist, poet, dhe ish-deputet nga komuniteti rom.

Në Teatrin e Prizrenit “Bekim Fehmiu” sot nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.

Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në orën 13:00 në varrezat e Prizrenit.

Paçaku, ishte përfaqësues i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës. Së fundi ai ishte shpallur ambasador i paqes në një konferencë për kulturë dhe paqe në Ballkan.