Policia e Kosovës kërkon ndihmën tuaj për të gjetur pronarin e parave të humbura

Policia e Kosovës kërkon ndihmën tuaj për të gjetur pronarin e parave të humbura

Kronika maj 16, 2018 - 14:50
Lajmi i Fundit

Në një nga marketet në Fushë Kosovë janë gjetur një shumë e konsiderueshme e parave të cilat janë dorëzuar në policinë e Kosovës, ndërsa personi se kujt i humbën nuk është gjendur ende, shkruan “Zëri.Info”.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar ndihmë që ky person të gjendet dhe t’i kthehen paratë e humbura.

“Prishtinë, 16 maj 2018 – Më datë 28/04/2018, kemi pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur ( i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave. Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur. Për këtë arsye kërkojmë ndihmën tuaj, për publikimin e këtij njoftimi. Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë”, thuhet në njoftimin e PK-së./ZËRI