170 zyrtarë në kërkim të dy policëve të zhdukur

Kronika May 01, 2018 - 11:56
Detajet

Njësitë e Policisë së Kosovës, të FSK-së, Zjarrfikësve, KFOR-it e qytetarë vullnetarë kanë vazhduar edhe sot kërkimin e dy trupave të pjesëtarëve të Policisë, të cilët konsiderohen të zhdukur pasi ranë nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit në rrjedhën e lumit Lepenc

Prej orëve të mëngjesit kanë filluar edhe sot kërkimet për dy policët e aksidentuar që nga e shtuna trupat e të cilëve ende nuk po gjenden.

Sot, në kërkim të trupave të tyre janë mobilizuar 170 persona civilë, policë, FSK, e vullnetarë.

Pas dy ditë kërkimesh autoritetet kosovare dhe ato maqedonase nuk kanë arritur t’i gjejnë policët e aksidentuar.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën, ndërsa detaje tjera rreth ngjarjes ende janë të paqarta.

LEXO EDHE: Policia mohon të jenë marrë sinjale nga telefoni i njërit prej policëve të zhdukur

Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar zjarrfikësit dhe KFOR-i.

Kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluar edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.

Gjatë të shtunës mbrëma, dy policët e Kosovës Armend Trena dhe Malësor Dashi, teksa po lëviznin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, konkretisht afër lumit Lepenc, pësuan aksident të rëndë, duke rënë në lumë. Deri më tani është gjetur vetura zyrtare e Policisë së Kosovës, me të cilën pësuan aksident, por jo edhe trupat e tyre. Kërkimet që kanë nisur që nga e shtuna mbrëma, janë duke vazhduar edhe më tutje, por ende pa sukses.

LEXO EDHE: Ky është lajmi i fundit rreth zhdukjes së policëve në Lepenc

Në këtë operacion janë angazhuar përveç Policisë së Kosovës, edhe FSK, zjarrfikësit dhe KFOR-i. Madje, tashmë kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluan edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.

Dy policët e zhdukur, e që nuk kishte kohë të gjatë që ishin bërë pjesë e Policisë së Kosovës, gjatë momentit të aksidentit ishin në orar të punës. Vetura e Policisë së Kosovës, që të dy këta po e vozisnin, i përkiste tipit Nisan, që janë ndër veturat më të vjetra që i posedon Policia.

Por, dyshimet për shkaktarin e aksidentit janë hapur në shumë drejtime.